Daikin Altherma

Daikin Altherma 3 — ajër-ujë për shtëpi dhe renovime.

Sipas katalogut Daikin heating (Altherma 3 R / H MT-HT / M): ngrohje, ftohje dhe ujë i ngrohtë sanitare me R-32, deri A+++ efikasitet sezonal. Akva Nova zgjedh dhe monton modelin sipas objektit tuaj.

Të dhënat janë orientuese sipas katalogëve Daikin Altherma (ECPEN).

Daikin Altherma 3 R
R-32 Bluevolution

GWP më i ulët se freonët e vjetër, efikasitet i lartë dhe njësi më kompakte.

Deri A+++

SCOP sezonal i lartë për fatura më të ulëta në ngrohje dhe ujë të ngrohtë.

Punë në të ftohtë

Funksionim i qëndrueshëm deri −25 °C / −28 °C sipas modelit — i përshtatshëm për klimën tonë.

Altherma 3 R (split) R-32 · A+++

Altherma 3 R (split)

Split ajër-ujë me njësi të brendshme (wall / floor / ECH₂O). Sistem reverzibël për ngrohje, ftohje dhe ujë të ngrohtë — zgjedhja më universale për shtëpi të reja.

  • Temperaturë uji deri ~60–65 °C me efikasitet të lartë
  • Funksionim deri −25 °C temperaturë e jashtme
  • Kontroll Onecta / Madoka; dizajn IF & Red Dot
Altherma 3 H MT / HT MT 65°C · HT 70°C

Altherma 3 H MT / HT

Temperaturë e mesme deri e lartë — për zëvendësim kaldaje dhe radiatorë ekzistues pa rindërtim të plotë të instalimit.

  • MT deri ~65 °C · HT deri ~70 °C temperaturë uji
  • Funksionim deri −28 °C; kapacitete MT 8–12 kW / HT 14–18 kW
  • Ideale për renovime dhe objekte më të mëdha
Altherma 3 M (monoblok) Monobloc · A+++

Altherma 3 M (monoblok)

Njësi e jashtme all-in-one (hidraulika e përfshirë). Pa njësi të brendshme — montim më i shpejtë dhe më pak hapësirë brenda.

  • Klasa 4–8 kW dhe high-capacity 9–16 kW
  • LWT deri 60 °C; funksionim deri −25 °C
  • E përshtatshme për ndërtime të reja dhe hapësirë të kufizuar të brendshme